Roma i afrohet zonës Champions, De Rossi merr fitoren e dytë si trajner

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Roma i afrohet zonës Champions, De Rossi merr fitoren e dytë si trajner

Dy fitore në dy ndeshje të luajtura. Për De Rossin nuk mund të kishte një nisje më të mirë të aventurës si trajner i Romës sesa marrja e 6 pikëve në 180 minuta kampionat.

Pas suksesit më Veronën në Olimpico, verdhekyqtë morë pikët e plota edhe ndaj një tjetër ekipi që është në fundin e tabelës, Salernitanës, ndonëse me shumë vuajtje.  Në transfertën e Arekit, kryeqytetasit fituan 2 me 1 në duelin përmbyllës të javës së 22 të kampionatit Italian transmetuar në Tring.

Në 20-25 minutat e para të ndeshjes Roma qëndroi më shumë në gjysmëfushën vendase mirëpo mbrojtja kompakte e Salernitanës nuk e lejoi skuadrën e De Rossit të kalonte në avantazh.

Me kalimin e minutave të zotët e shtëpisë panë më tepër përpara dhe agresiviteti i tyre nxori në pah brishtësinë e mbrojtjes romaniste, e cila ishte me fat që Kandreva, Bradaric dhe Cauna nuk shënuan.

Advertisement

Episodi që ndryshoi ndeshjen ishte ai i fillimit të pjesës së dytë kur goditja e Kristancës u ndal me dorë nga Maxhore. Nga pika e bardhë për Romën shënoi Paolo Dybala.

Salernita nisi të reagojë, por në momentin e saj më të mirë Roma goditi sërish me Pelegrinin duke dyfishuar rezultatin. Kastanos katër minuta më vonë riktheu në lojë Salerinates e më pas 25 minutat e mbetura ishin një betejë e vendasve në zonën mike, më raste e përfshirë edhe dy pretendime për penallti nga Candreva dhe Ikuemesi, por rezultati nuk ndryshoi.

Roma merr pikë jetike në garën për zonën champions duke qenë e pesta me vetëm 1 pikë më pak sesa Atalanta e vendit të katërt, ndërsa Salernitana mbetet në vendin e fundit. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy