minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Ronaldo dhe Pepe shënojnë histori, rekordet që thyen në këtë Europian - Struga.info


Ronaldo dhe Pepe shënojnë histori, rekordet që thyen në këtë Europian

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ronaldo dhe Pepe shënojnë histori, rekordet që thyen në këtë Europian

Cristiano Ronaldo bëri histori pasi me pjesëmarrjen e tij në Euro 2024 u bë lojtari i parë që ka luajtur në 6 euro. Ai tashmë është i pari në paraqitje në fazën finale (25) dhe në gola duke numëruar 14!

Cristiano Ronaldo e filloi karrierën e tij në Euro 2004 në Portugali. Loja e tij e parë dhe goli erdhi në premierën ndaj Greqisë.

Sulmuesi portugez ka shënuar në të 5 Europianët e mëparshme që ka luajtur. Në vitin 2004 ai shënoi 2 gola, ndërsa gjeti rrjetën në 2008 (1), 2012 (3), 2016 (3) dhe 2020 (5), duke përfunduar si golashënuesi më i mirë bashkë me Patrik Schik të Republikës Çeke.

Ndërkohë, Roberto Martinez përfshiu Pepe në formacionin e Portugalisë, me 41-vjeçarin që u bë lojtari më i vjetër në historinë e Europianëve  me 41 vjet e 113 ditë.

Advertisement

Portugezi theu rekordin e mbajtur nga ish-portieri i Hungarisë, Gabor Kiraly, i cili ka luajtur në një kampionat evropian në moshën 40 vjeç e 86 ditë. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy