Samir Ujkani e mbyll bashkëpunimin me Torinon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Samir Ujkani e mbyll bashkëpunimin me Torinon

Samir Ujkani e mbyll bashkëpunimin me Torinon

Portieri i kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me skuadrën e Torinos. Kështu ai do të jetë një lojtar i lirë.

Ujkani 31-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Torinos duke firmosur kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi, por te ekipi nga Serie A nuk iu dha rasti.

Duhet thënë se Ujkani në këtë sezon nuk ka luajtur asnjë ndeshje te Torino, ku u transferua nga Rizespori, ekip ku po ashtu e kishte hapësirën e limituar.

Advertisement

Ai pjesën më të madhe të karrierës ka luajtur në Itali, ku ka qenë pjesë e ekipeve si Palermo, Novara, Chievo, Genoa, Latina, Pisa e Cremonese.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy