Serena Williams, show në US Open/ Tenistja amerikane fiton ndaj sportistes malazeze

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Serena Willians fitoi 2 me 0 raundin e parë në “US Open” përballë malazezes Danka Kovinic. Ndeshja u dominua nga tenistja amerikane nga fillimi deri në fund.

 

Edhe pse 40-vjeçarja ka deklaruar para disa javësh që do të tërhiqet nga tenisi, pas këtij turneu ishte në formën e saj më të mirë.

 

Advertisement

Willians fitoi setet  me rezultatin 6-3 dhe 6-3 në stadiumin “Arthur Ashe”, i cili kishte një kapacitet maksimal me mbështetës të tenistes amerikane. Më 1 shtator ajo do të luaj përballë estonezes Anet Kontaveit.

 

Ndërkohë surprizat nuk kanë munguar në këtë turne ,teksa është eliminuar Stefano Tsitsipas. Tenisti grek, numri pesë në botë u mposht nga Galan Riveros me shifrat 1-3.

 

Advertisement

Kolumbiani triumfoi në dy setet e para, ndërsa greku fitoi në të tretin  duke provuar të  rikthehej në lojë, megjithatë nuk ja doli dot. Në sfidën e ardhshme ai do të luaj përball australianit Jordan Thompson.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy