Serie A rikthehet në 19 gusht/ Magjia e kampionatit italian në platformën Tring

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Serie A rikthehet në 19 gusht/ Magjia e kampionatit italian në platformën Tring

Fundjava e magjishme po vjen! Të shtunën, më 19 gusht, në kanalet sportive të Tring, nis sezoni i ri 2023-2024 i Serie A, kompeticionit sportiv “par exellence”, që dhuron emocione të jashtëzakonshme.

 

Për të tretin vit radhazi, pa ndërprerje, Tring sjell me gjithë madhështinë e tij, kampionatin italian të futbollit, duke u konfirmuar kështu si miku më besnik i sportdashësve të panumërt shqiptarë. 20 skuadra, 38 raunde, 380 ndeshje, për një maratonëprej mijëra orësh transmetimesh live nga 19 gushti deri më 26 maj 2024.

 

Advertisement

Nga e shtuna, në fushë zbresin Milan, Inter, Juventus, Napoli, Lazio, Roma… duke nisur kështu betejën e ethshme për titull, mes sfidash, superduelesh, golash, ovancionesh. Ndërsa në studio, rikthehet drejtpërdrejt Serie A shoë, me analiza e komente, me gola e moviola, me lojtarë e trajnerë, me gjithçka që nënkupton kampionati i ëndrrave.

 

Ne kanalet sportive Tring, do të transmetohen tëplota tëgjitha ndeshjet e Serie A, për pasqyrimin më gjithëpërfshirës të kampionatit që bën bashkë njerëz, që magjeps, që krijon mite, që mbledh tifozeritë më të zjarrta.

 

Advertisement

Në të gjitha pikat e shitjes dhe online nga kudo që ndodheni, ju pret oferta promocionale e Tring, e cila është e pakrahasueshme dhe e përshtatshme për të gjithë abonentët ekzistues dhe të rinj.

 

Çfarë spektakli ky sezon në Tring!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy