Sevilla sundon Europa League, mund Romën dhe fiton trofeun e 7 në histori

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sevilla sundon Europa League, mund Romën dhe fiton trofeun e 7 në histori

Sevilla vazhdon te shkruaje historine ne Europa League. Skuadra spanjolle fitoi per here te 7 ne histori Europa League, trofeun e dyte pas Champions per nga rendesia ne kontinent. Andaluzet nuk kane humbur kurre asnje nga finalet ne kete kompeticion. Kere here iu desh llotaria e penalltive per te mundur Romen ne finalen maratone te Budapestit e cila shkoi ne shtese aty ku u luajten 11 minuta shtese mbi shtese per shkak te vonesave, ne nje kohe qe gati 14 minuta shtese pati edhe ne dy pjeset e kohes se rregullt. Roma shenoi ne pjesen e pare me ane te Paolo Dybala. Por  ne startin e te dytes nje autogol i Mancinit riktheu baraspeshen. Pavaresisht se Sevilla luajti me mire nuk arriti ta mbylle ndeshjen, madje shtesen e dyte goditi edhe nje traverse me Smolling. Tek penalltite spanjollet ishin me te qarte duke shenuar 4 here ndersa italianet vetem njehere. Lot deshperimi ne fund tek italianet te cilet kishin shpresuar se duke fituar Europa League do te shkonin edhe ne champions, mirepo ky fat i takon Sevilles.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy