Shpallen fituesit e “Enkelana 2024”, ukrainasit dominojnë edicionin e 3-të të maratonës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpallen fituesit e “Enkelana 2024”, ukrainasit dominojnë edicionin e 3-të të maratonës

700 atlete nga 38 vende te botes u bene pjese e Maratones  “Enkelana 2024” ne Pogradec, ku në garën 11.5 km fituesi i kësaj disipline për meshkuj ishte Bledar Mesi nga Forcat e Armatosura ndërsa për femra atletja nga Janina, Chrysa Androustou.

“Ishte një garë shumë e bukur dhe e fortë. Kisha një konkurencë me shokun tim Ilir Këllëzi, por unë isha në grand formë pasi u shkëputa që në fillim. Në këtë atmosferë në këtë qytet të luleve është fantastike, kam një falenderim për Minnistrinë e Mbrojtjes për mundësinë që më jep të merrem me aktivitete, pasi ne jemi një grup nga FA që marrim pjesë në çdo eveniment sportiv, sidomos tek maratona e Pogradecit pasi është çdo vit edhe më i bukur si eveniment”, u shpreh Bledar Mesi.

“Jam nga Janina, Greqi, është hera ime e parë në këtë garë ndërkombëtare. Jam shumë e lumtur, gara ishte shumë e bukur pasi vraponim përgjatç liqenit dhe dua të vij sërish vitin tjetër. Si garë nuk ishte e vështirë”, tha Chrysa Androutsou nga Greqia.

Bogdan dhe Natalia Semenovych janë çifti i bashkëshortëve ukrainas  të cilët fituan Maratonën Enkelana në garën 21.5 km për meshkuj dhe femra. Edhe pse jo të mësuar me klimën e Pogradecit dhe terrenin ata ja arritën që sëbashku të dominojnë garën nga Lini në Pogradec duke lënë pas shumë sportistë të tjerë profesionistë.

Advertisement

“Vrapimi shkoi mirë, mbrëmja ishtë e freskët, mund të them edhe pista ishte e sheshtë. Më pëlqeu. Erdhëm për të pushuar dhe për të vrapuar. Ndjehet lartësia prej 700 metrash mbi nivelin e detit. Për mua ishte hera e parë në Shqipëri dhe do vij përsëri, mbase për të vrapuar”, u shpreh Bogdan.

“Vrapova 21 km, është hera ime e parë në Pogradec. Ishte jashtëzakonisht e vështirë, ndjehet lartësia këtu, këmbët nuk vraponin ashtu si do të dëshiroja. Por, në përgjithësi, jam e kënaqur, sepse ishte mot i mirë pasi nuk ishte nxehtë.  Ishte një garë me rivalitet por unë munda ta bëja më mirë”, tha Natalia.

Për shkak të kësaj gare sportive, pati bllokim të aksit nacional Lin – Pogradec duke shkaktuar jo pak radhë automjetesh. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy