
Është mbyllur në barazim 0–0 pjesa e parë e sfidës Shqipëri–Angli në “Air Albania Stadium”, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës.
Një sfidë me ritëm nga ana e të dyja skuadrave. Anglia ka qenë më dominante sa i përket qarkullimit dhe mbajtjes së topit, por Shqipëria është shfaqur më e guximshme.
Disa herë kuqezinjtë iu afruan zonës kundërshtare në mënyrë rrezikshme, duke krijuar tension te mbrojtësit anglezë, por pa arritur të godasin portën.
Ndërkohë, në minutën e 37-të të sfidës, Thomas Strakosha ka bërë heroin, duke neutralizuar një goditje potente nga sulmuesi anglez.
Advertisement
Kujtojmë që, me çdo lloj rezultati, Shqipëria e ka siguruar tashmë pjesëmarrjen në fazën Play-Off, ndërsa Anglia kualifikohet direkt për Kupën e Botës.