Shqipëria fiton ndaj Ishujve Faroe/ 3 pikë të “arta” për kuqezinjtë, blindohet vendi i dytë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria fiton ndaj Ishujve Faroe/ 3 pikë të “arta” për kuqezinjtë, blindohet vendi i dytë

Shqipëria mori një fitore të çmuar në transfertë kundër Ishujve Faroe në kualifikueset e EURO 2024. Një sukses 2 me 1 që e çon ekipin kuqezi të vetëm në vendin e dytë 6 pikë duke përfituar nga humbja e Polonisë në Moldavi.

 

Në pjesën e parë Shqipëria dominuese në lojë dhe raste, por kjo nuk mjaftoi që të shkonin në dhomat e zhveshjes me fitore.

 

Advertisement

Kuqezinjte shënuan që në start por goli i Cikalleshit u anulua për pozicion jashtë loje. Megjithatë agresiviteti i tanëve, bashkë me saktësinë në pasime na dha mundësi që ë ishim më afër portës kundërshtare.

 

Në dy raste në minutat 13 dhe 17 Asllani dhe Asani provuan nga distancë, si për të lajmëruar më në fund golin e avantazhit në minitën e 20.

 

Advertisement

Një top i rrëmbyer nga Seferi i dha mundësi dyshes Bajrami-Asani që kombinionin, dhe në fund ishte fantazisti i Sasuolos që mposhti portierin vendas.

 

Kuqezinjte nuk u rrezikuan  aspak nga Ishujt Faroe e jo vetëm kaq por në të 30 patën shansin e artë që të dyfishonin, por Sokol Cikalleshi gaboi nga pika e bardhe e penalltisë duke u neutralizuar nga portieri kundërshtar.

 

Advertisement

Sulmuesi nga Kavaja bëhet protagonist negative në fundin e pjeses së parë edhe në dy episode të tjera duke humbur dy raste flagrante.

 

E nëse nuk shënon do ta pësosh thuhet shpesh në futboll. Në një goditje standarte në frymën e fundit, Faero godet me kokë dhe Berisha i pozicionuar keq nuk arrin të shmangë golin e barazimit, me të dyja ekipet që shkuan në dhomat e zhveshjes me shifrat 1 me 1.

 

Advertisement

Pjesa e dytë nisi sërish shumë mirë për kuqezinjte , të cilët u shperblyen gjithësesi falë një zgjidhje individuale.

 

Ishte talenti i Interit Kristjan Asllani ai që shënoi një supergol me të majten në ecje e siper, me topin që përfundoi në trekëndësh.

 

Advertisement

Pavarësisht ndonjë pakujdesie të vogël në vendosje në mbrojtje, Shqipëria vijoi të dominonte ndeshjen duke humbur të tjera raste të pastra për shënim, sidomos ai i minutës se 64 nga Taulant Seferi, për të vijuar sërish me sulmuesin e Tiranës 6 minuta më vonë.

 

Mirëpo në minutën e 72 shpetojmë për mrekulli pas një gjuatje me kokë të Johansen.

 

Advertisement

Pak minuta me vone Mario Mitaj dhe Uzuni u bënë protagonist të të tjera rasteve të mira të pashfrytëzuara.

 

Mirëpo në minutën e 85 shpëtojmë për mrekulli pas një rast të pastër të vendasve humbur nga Bjartalid.

 

Advertisement

Në minutën e 91 Muçi pas një kundërsulmi të bukur vulos fitoren 3 me 1 të kuqeiznjve të cilet  marrin një  fitore të artë duke përfituar edhe nga gabim i Polonisë në Moldavi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy