Shqipëria me probleme në organikë kundër Italisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria me probleme në organikë kundër Italisë

Kombëtarja Shqiptare  do të përballet mbrëmjen e së mërkurës  në një miqësore luksi me Italinë në Air Albania.

Kuqezinjtë janë grumbulluar që ditën e djel dhe kryejn sot seancën e fundit stërvitore.Mirëpo miqësorja e luksit me Italinë humbet disa prej protagonistëve të mëdhenj të Kombëtares .

Berat Gjimshiti dhe Ivan Balliu nuk do të jenë në gjendje t’i përgjigjen ftesës së kuqezinjve, për testet e këtij muaji. Klubi i Atalantës në Serie A dhe Rayo Vallecano në La Liga njoftuan federatën e futbollit se dy futbollistët janë të dëmtuar dhe do ta shfrytëzojnë periudhën e pauzës për t’u rikuperuar.

Ndërkohë  edhe Armando Broja rrezikon të mos jetë i gatshëm për duelin e kësaj të mërkure me të kaltrit. Sulmuesi i Chelsea vuan prej një dëmtimi muskulor.

Advertisement

Aktivizimi i tij mbetet në dyshim serioz dhe vendimi do të merret në orët në vazhdim.

Megjithatë në situatën e krijuar me mungesat, tekniku Reja shtoi dy lojtarë të tjerë nga kampionati, Tedi Caren dhe Xhuliano Skuka, lojtarë të Partizanit.

Sot në orën 18.30 tekniku Italian Edi Reja do të dal në konferencën  e fundit zyrtare për shtyp përpara miqësores me “axurrët”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy