Shqipëria mikpritëse e Evropianit të Taekwondos/ Ministrja Kushi: Shqipëria e ka kapur ritmin e suksesit në Sport

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shqipëria ka çelur sot kampionatin Evropian U21 të Taekwondo’s që zhvillohet për herë të parë në vendin tonë.

 

Në ceremoninë e hapjes në Parkun Olimpik “Feti Borova” ishte e pranishme edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, e cila gjatë fjalë së saj theksoi se:

 

Advertisement

“Më vjen mirë të them se Shqipëria e ka kapur ritmin e suksesit për sa i takon numrit të lartë të sportistëve të suksesshëm, qoftë për sa i përket organizimit të aktiviteteve mjaft prestigjioze, duket dëshmuar që Shqipëria ka potencialin e duhur, infrastrukturën e nevojshme për këto organizime sportive në nivel evropian dhe më gjerë. Edhe në sportin e Taekwondos Shqipëria ka bërë sërish progres të dukshëm. Kjo dëshmohet qartë nga numri i lartë i kampionëve tanë, disa prej tyre kampionë ballkani, të cilët kanë marrë medalje ari, bronzi dhe argjendi.”

 

Ky aktivitet me pjesëmarrje të 450 sportistëve nga 36 shtetet e Evropës e dëshmon progresin e sportistëve dhe vetë Federatës Shqiptare të Taekwondos.

 

Advertisement

Shqipëria merr pjesë me 8 sportistë, 7 djem dhe një vajzë, nga të cilët Ernest Merdanaj, Ardit Hakcani dhe Enisa Shaba janë pretendentët kryesor. Kampionati Evropian U21 në Taekwondo i cili zhvillohet në Tiranë nga data 27-30 shtator.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy