Kualifikimi në Euro 2024 ka bërë që shqiptarët të dalin për të festuar në rrugë dhe sheshe.
Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut, Tirana u mbush me qytetarë që pushtuan Sheshin Skendërbej.
Advertisement
Tifozë të mbështjellë me flamuj, plis festuan me këngë, valle e fishekzjarrë. Të gjithë iu gëzuan golit të Sokol Cikalleshit.
Por festa e fitores nuk mungoi as qytetet e tjera. Rrugët e Vlorës u mbushën nga tifozeria kuq e zi, të cilet me brohoritma festuan fitoren e kombëtares.
Advertisement
Advertisement