
Kombëtarja shqiptare e futbollit, do të zbresë në fushë në orën 15:00 ku do të përballet me Kroacinë.
Ndeshja e cila do të luhet në Hamburg është vendimtare për të dy ekipet.
Tanimë trajnerët Sylvinho dhe Zlatko Dalic kanë dalë me formacionet zyrtare.
Ky është dueli i parë në histori për dy vendet ballkanase, të cilat do kërkojnë tri pikët pasi vijnë nga humbjet në duelet e para.
Advertisement
Përkatësisht Shqipëria humbi me Italinë 2-1 dhe Kroacia u mund 3-0 nga Spanja.
Formacioni zyrtar:
Strakosha , Hysaj, Mitaj, Ajeti, Djimsiti, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Manaj, Asani
Advertisement
/vizionplus.tv