Shteti europian lëshon sfidën, tifozët në stadium që prej muajit korrik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shteti europian lëshon sfidën, tifozët në stadium që prej muajit korrik

Bundesliga gjermane u bë kampionati i parë i rëndësishëm në Europë, që zbriti në fushë për të vijuar pjesën e mbetur të sezonit 2019-2020, ndërsa Turqia i ka vënë vetes një tjetër sfidë, për të qenë pararojë në “kontinentin e vjetër”.

Kështu presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Nihat Ozdemir deklaroi se vendi po përgatitet për të rinisur kampionatit më datën 12 qershor, ndërsa plani është që në muajin korrik të rikthehen edhe spektatorët në stadiume.

“Plani i parë është të çojmë deri në fund sezonin, pasi as nuk duam ta mendojmë një ndërprerje të parakohshme të kampionatit. Do të ristartojmë më 12 qershor dhe fillimisht pa tifozë, pasi duam të mos rrezikojmë shëndetin e askujt. Megjithatë gjërat në Turqi po ecin mirë dhe shpresojmë që nga korriku, të lejojmë tifozët në shkallët e stadiumit”, tha Ozdemir.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy