Sot finalja e madhe e Champions League

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot finalja e madhe e Champions League

Londra pret sot duelin më të rëndësishëm të vitit, finalen e Chamoins mes Real Madrid dhe Borusia Dortmund. Ndeshja e cila luhet ne Uembli do të përcaktojë kampionen e Europës.

Supersfida transmetohet në mbi 220 vende të botës ndërsa në Shqipëri të pasionuarit pas futbollit do të kenë mundësi ta ndjekin në Tring, duke nisur nga ora 21. në letër reali i Madridit është favorit për shkak të cilësisë së lojtarëve dhe traditës së madhe që ka në këtë kompeticion. spanjollët e kanë fituar 14 here dhe synojnë të thellojnë edhe me shumë rekordin e tyre.

Trajneri Ancheloti në konferencën e fundit për shtyp u shpreh optimist për fitoren e trofeut duke deklaruar se ekipi është në formën e vet më të mirë. mungesa më e madhe është ajoe e mesfushorit Çuaminei, i cili do zëvendësohet nga Kamavinga. arma më e fortë e realit është sulmi i përbërë nga Vinisios, Belingam dhe Rodrigo, ndërsa në portë rikthehet Kurtua.

Në krahun tjetër trajneri i gjermanëve Edin Terziç deklaroi se skuadra e tij nuk është në finale vetëm si spektatore, përkundrazi luan për të fituar trofeun. gjermanët mungesën e vetme kanë pense Bainin, ndërsa do të udhëhiqen nga dyshja Julian Brand dhe Sanço. ata mbështeten nga një super tifozeri, e cila ka pushtuar rrugët e Londrës.

Advertisement

Dortmundi kërkon trofeun e dytë pas atij të fituar në 1997. Supersfida do të gjykohet nga slloveni Zllavko Vinçiç./Vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy