minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Spanja dhe Argjentina në festë, parakalime madhështore te ekipeve kampione në Madrid dhe Buenos Aires - Struga.info


Spanja dhe Argjentina në festë, parakalime madhështore te ekipeve kampione në Madrid dhe Buenos Aires

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spanja dhe Argjentina në festë, parakalime madhështore te ekipeve kampione në Madrid dhe Buenos Aires

Spanja festoi pas kthimit në Madrid në mënyrë madhështore titullin e kampiones së Europës, të katërtin në histori.

Iberikët patën një program të ngjeshur, duke nisur fillimisht nga pritja në pallatin Zarzuela nga familja mbretërore, ku kapiteni Alvaro Morata i dha mbretin Felipe një fanellë të Spanjës me numrin 4.

Më pas festa më e madhe u spostua në rrugët e Madridit ku ekipi parakaloi me autobuz të hapur, për të përfunduar në sheshin qendror të kryeqytetit, Cibeles.

Dhjetëra mijëra njerëz priten bashkë me kryebashkiakun e Madridit, lojtarët dhe stafin teknik. Me aktivi nga të gjithë ishte kapiten Morata, i cili u kujdes t’i përfshinte të gjithë shokët e skuadrës në festime, por jo vetëm përmes këngëve të improvizuara thumboi edhe talentin e Gjermanisë Musiala, përmes vargjeve të nderimit që i bëri mbrojtësit ekspert Karvahal.

Pak a shumë e njëjta pamje edhe në Buenos Ajres, vetëm se numri i tifozëve në sheshin kryesor të kryeqytetit argjentinas që prisnin Messin me shokë të saposhapllur kampionë të Amerikës, ishte dukshëm më i madh.

Bardekatrit e fituan këtë trofe për herë të 16 në histori, rekord absolute duke treguar dominimin e madh në futbollin botëror në vitet e fundit, pasi janë aktualisht edhe kampion botë në fuqi.

Messi me shokë përsëritën pikërisht skanet e dhjetorit të 2022, kur u kthyen nga Katari. Edhe këtë herë argjentinasit ishin të çmendur për yjet e kombëtares albiceleste, aq më tepër që ishte mundësia e fundit për të falënderuar Di Amrian që i dha lamtumirën kombëtares, ndërsa për Messin ndoshta ka ende kohë para se të marrë një vendim të tillë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy