Argjentina kampione e botës, Messi “takon” Maradonën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Argjentina kampione e botës, Messi “takon” Maradonën

Argjentina është kampionia e re e botës në futboll. Amerikano-jugorët fituan me penallti ndaj Francës në një finale dramatike e cila u mbyll 3 me 3 pas ndeshjes së rregullt dhe kohëve shtesë.

 

 

Argjentina shkoi deri ne 2 me 0 falë golave të Messit dhe Di Marias, mirëpo Franca barazoi ne dy minuta me anë të Mbappe në minutat 79 dhe 81. Në shtesë, Argjentina shënoi sërish me Messin, por në minuten e 117 Mbappe me një tjetër penallti barazoi shifrat duke e cuar ndeshjen tek penalltitë. Vendimtar ishte portieri Martinez i cili priti dy penallti ndërsa një tjetër gjuatje e Francës përfundoi jashtë.

Advertisement

 

 

Për Argjentinën shënuan Messi, Dybala, Paredes dhe Montiel. Kjo është hera e tretë që Argjentina shpallet kampione e botës, ndërsa Messi “takon” më në fund Maradonën, njeriu i cili i kishte siguruar kupën e botës për herë të fundit Argjentinës para 36 vitesh. Kupa e Botës ishte trofeu i vetëm që i mungonte yllit të futbollit botëror.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy