Spektakël në Champions League, Hafizi: Në finale çdo gjë mund të ndodh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spektakël në Champions League, Hafizi: Në finale çdo gjë mund të ndodh

Real Madrid dhe Bayern Munich dhuruan emocione mbrëmjen e djeshme në gjysmëfinalen e dytë të Champions League, me spanjollët që u kualifikuan më tej për në finale e madhe.

Ish-trajneri Astrit Hafizi, i ftuar në studion e “7pa5”, tha se ishin detajet ato që bënë diferencën.

Ai analizoi edhe gabimin e gjyqtarit në anulimin e golit të Bayern, që mund ta çonte ndeshjen në shtesë.

“Ndeshje të këtij niveli, që diferencat janë minimale. Janë nja pesë gjashtë skuadra që luajnë një futboll të tillë, modern, janë skuadra që kanë krijimtari në lojë, epërsi në krijimin e mundësive për të realizuar. Janë disa detaje që të çojnë drejt fitores apo humbjes. Ishte dhe një gabim trashanik i gjyqtarit për golin e anuluar të Bayern, që nuk u konsultua më VAR.

Advertisement

Anulimi i golit mund ta çonte në shtesë lojën. Loja ishte e mrekulleshme për t’u argëtuar, për të parë një ndeshje që jo shpesh e shohim”, tha ai.

Hafizi foli edhe për kualifikimin e Borussia Dortmund në finale dhe tha që gjermanët luajnë një futboll të bukur.

“Dortmundin asnjë s’e parashikonte, por është një skuadër që luan futboll të bukur. Ka qenë finaliste para 11 vjetëve me Bayern Munich, nuk është skuadër kot, por në këtë rast asnjë s’e parashikonte, duke pasur parasysh kë ke përballë.

Çdo gjë mund të ndodh. Nuk them se është 50 me 50. Por 49 me 51, t’i japim Realit meqenëse është një skuadër ekselente në fitimin e titullit”, tha Hafizi. /vizionplus.tv

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy