Spektakël në tenis/ Djokovic mund pas një beteje legjendare talentin Alcaraz

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spektakël në tenis/ Djokovic mund pas një beteje legjendare talentin Alcaraz

Cfarë spektakli. Mjafton kaq për të perifrazuar atë që ndodhi në finalen e Sinsinatit në tenis mes dy yjeve të këtij sporti gjigandit Djokovic dhe talentit të madh Alcaraz.Pak javë më parë në Uimbelldon ishte spanjolli që cuditi botën duke mundur serbin pas një beteje epike në finalen e Londrës. Këtë herë në turneun Masters  1000 të Sinsinatit, Djokovic u hakmorr duke mposhtur Alcarazin. Të pranishmit dhe ata që e kanë ndjekur përmes mediave kanë parë një shfaqje të jashtëzakonshme sportive. 3 ore e 48 minuta beteje në një finale me tre sete që kishte brenda shume emocione dhe përmbysje situatash.Ndonëse ishte në disavantazh 4 me 2 me në setin e parë, Carlos Alcaraz bëri një kthese të paparë duke e fituar setin 7 me 5. Seti I dytë ishte edhe më I bukur. Ai u vendos në Tie Break, ku shou që dhuruan dy kampionet e tenisit ishte mbreselenes.  Pavarësisht vapes dhe vështirësise fizike, serbi I mëshon klasit të tij dhe ia del të barazojë duelin dhe ta cojë finalen në setin e trete dhe të fundit, i cili është po kaq I bukur. Nole shkon deri ne 5 me 4 dhe ka në dorë dy herë pikët e ndeshjes, por talenti spanjolli i anulon dhe e con edhe setin final në Tie break. Gabimet në sherbim dhe gjuatjet nga fundoret ndeshkojnë Alcarazin I cili dorëzohet dhe detyrohet të përgëzojë numrin një të botës. Titulli i 95 në karrierë për Xhokovic…beteja me Alcaraz vazhdon.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy