Sylvinho e Duka vlerësojnë rivalët: Grupi jo i lehtë, por duam vendin e parë! Dueli i parë me Ukrainën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sylvinho e Duka vlerësojnë rivalët: Grupi jo i lehtë, por duam vendin e parë! Dueli i parë me Ukrainën

Shqipëria do të duhet të masë forca me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë në grupin B1 të Ligës së Kombeve, rivalë jo të lehtë, por natyrisht të kalueshëm.

Kjo është përshtypja e parë edhe e trajnerit Silvinjo dhe Presidentit duka pas shortit të hedhur në Paris, për edicionin e katërt të këtij turneu. Trajneri Brazilian i kuqezinjve mendon se kombëtarja jonë është e barabarte më të gjitha ekipet.

“Nuk është e thjeshtë, është një grup i vështirë. Kemi luajtur së fundmi me Çekinë, një skuadër e fortë. Gjeorgjia po ashtu, një ekip që po rritet shumë. Ashtu edhe Ukraina. Është një grup i fortë, fizik dhe i vështirë, por i bukur. Gjithçka luhet brenda tre muajve, shtator-tetor-nëntor. Mendoj se jemi të barabartë me të gjithë ekipet. Është një grup i vështirë, por shumë i ekuilibruar”, tha Sylvinho. 

Kreu i federatës në videon e shpërndarë nga FSHF, nuk nguroi të shprehte zhgënjimin që do të luajmë sërish me Çekinë sikurse në eliminatore duke deklaruar se do të kishte dashur Anglinë si rival. Megjithatë duka kërkon që vëmendja për momentin të jetë e gjitha tek Europiani.

Advertisement

“Grupi jonë mendoj që është i baraspeshuar, do ketë rezultate interesante. Uroj të kemi të njëjtat rezultate si në kualifikuese”.

 “Le t’i marrim me radhë gjërat siç i kanë rregullat e futbollit dhe pas kampionatit Europian le të mendojmë edhe për Nations League. Të mendojmë me seriozitet, por nuk duhet të shpërqendrohemi nga Europiani për momentin. Të përqendrohemi më shumë tek ndeshja e parë me Italinë e më pas te ndeshjet e tjera më vonë.

Shqipëria e nis aventurën e saj në transferte kundër Ukrainës në 7 shtator të këtij viti, pastaj 3 ditë më parë prêt Gjeorgjinë. Më 11 dhe 14 tetor Shqipëria do t’i luajë të dyja takimet në transfertë me Cekinë dhe Gjeorgjinë ndërsa dy ndeshjet e fundit me 16 dhe 19 nëntor do të luajë brenda fushe kundër Cekisë dhe Ukrainës. Vetëm fituesja e grupit shkon në fazën play off./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy