Të pasionuar pas Taekwondo-s, sportistë nga disa vende bëhen bashkë në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të pasionuar pas Taekwondo-s, sportistë nga disa vende bëhen bashkë në Tiranë

Këtë të dielë u zhvillua në Tiranë kampionati i parë i taekwondos për vitin 2023.

 

Me qëllim zhvillimin e këtij sportit pjesë e kampionatit “Tirana Open 2023” u bënë sportistë me eksperiencë nga gjithë Shqipëria, Suedia, Kosova dhe Greqia, të grupmoshave nga 12 deri në 35 vjeç.

 

Advertisement

XHEKSON TITINI

INSTRUKTOR TAEKWONDO

“Ky aktivitet është një kampionat taekwondo Tirana open 2023, I pari për këtë vit. Kemi edhe disa të ftuar nga jashtë dhe vëjmë gara, dyluftime. Pjesëmarrja do të jetë nga 12 vjeç dhe sipër. Pjesëmarrja për taekwondo është gjithmonë në rritje. Këtë kampionat e kemi bërë jo më kot, por për të kuptuar edhe të vegjlit edhe të rinjtë dhe fillestarët sesi është ky sport dhe të jenë pjesëmarrës.”

 

Advertisement

DURIM LIKA

INSTRUKTOR TAEKWONDO, KOSOVE

“Backgroudin e takewondos e kam në Shqipëri. Në Suedi u bëra pjesë e federatës së taekwondos së Suedisë. Në bazë të programit që kemi, kemi ushtrime imagjinare, më pas teknika vetëmbrojtjeje. Duam ta ngulisim si kulturë tek të rinjtë që të jenë më të shëndetshëm fizikisht dhe psikologjikisht.”

 

Advertisement

Pjesëmarrësit bënë demonstrime të ushtrimeve imagjinare dhe dyluftimeve, si edhe shkëmbyen njohuritë me shtetet e tjera.

 

ARDJAN CAUSHI

PRESIDENT I FEDERATES SE TAEKWONDOS

Advertisement

“Është një kënaqësi për të gjithë sportistët dhe fëmijët tanë. Të jenë në të mirë të sportit dhe shëndetit. Jam i kënaqur me pjesëmarrjen.”

 

 

Kampionati i radhës i taekwondos do të zhvillohet në maj, ndërsa po bëhen përgatitje edhe për kampionatin botëror në Finlandë në shtator të këtij viti.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy