Tirana në shtetrrethim të mërkurën; Veliaj: Nëse nuk keni biletë, mos ejani atë ditë në kryeqytet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tirana në shtetrrethim të mërkurën; Veliaj: Nëse nuk keni biletë, mos ejani atë ditë në kryeqytet

Finalja e “Conference League” pritet të paralizojë Tiranën. Ardhja e tifozerisë së dy skuadrave duket se e gjen kryeqytetin të papërgatitur për një dyndje aq të konsiderueshme. Për këtë arsye kryebashkiaku Erjon Veliaj kërkon evitimin e udhëtimeve drejt kryeqytetit.

 

Qyteti do të zbatojë të njëjtin protokoll që ka zbatuar edhe gjatë vizitës së Presidentit Bush apo Papa Françeskut, prandaj ju lutem, nëse nuk keni një biletë për të qenë në stadium, mos ejani në Tiranë, shtyjeni për një ditë tjetër, pasi nuk do të kaloni në asnjë prej disa kontrolleve të policisë, as në akset hyrëse të qytetit

 

Advertisement

Në prag të ndeshjes Roma-Feyenoord më 25 maj, Veliaj kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të mos qarkullojnë me automjete atë ditë.

 

Ftesa ime për qytetarët e Tiranës është të lëvizim sa më shumë në këmbë. Kam nevojë për mirëkuptimin tuaj, na duhet ndihma e gjithsecilit. Transporti publik do të funksionojë, por mund të përdorim edhe biçikletat. Nëse dikush ka dëshirë të tregohet i dobishëm atë ditë, thjesht të mos e nxjerrë makinën

 

Advertisement

Kryebashkiaku i bën thirrje bizneseve dhe qytetarëve që të shmangin hedhjen e mbeturinave në këtë ditë.

 

Ne do të kemi një volum shumë të madh të pastrimit, siç ndodh kur ka koncerte dhe aktivitete të mëdha. Kjo do të thotë se do na ndihmonte shumë që qytetarët të prodhojnë sa më pak ndotje, apo hedhje mbeturinash në datën 25 maj. Do të ishte mirë sikur hedhja e tyre të bëhet në datën 23 maj në darkë ose në 26 maj në mëngjes, që në datat 24-25 ta kemi vemendjen të dedikuar tek miqtë dhe jo tek problematikat tona të përditshme. Çdo qytetar mund të jetë i dobishëm, duke lënë makinën në shtëpi, duke mos ndotur, duke mos hedhur plehrat atë ditë, në mënyrë që skuadrat tona të pastrimit të fokusohen në zonën qendrore të Tiranës

 

Advertisement

Edhe forcat e policisë do të jenë në gatishmëri për të ruajtur rendin.

 

 

Finalja e “Conference League” që do te luhet në “Air Albania”  në 25 maj. Për ata që nuk kanë mundur të sigurojnë bileta do të jenë në dispozicion 3 “fun zone” të dedikuara.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy