Tirana-Partizani “ndez” kryeqytetin, interes i lartë dhe masa sigurie për supersfiden e të mërkurës në mbrëmje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tirana-Partizani “ndez” kryeqytetin, interes i lartë dhe masa sigurie për supersfiden e të mërkurës në mbrëmje

Java e 15 e Superiores rezervon të mërkurën në mbrëmje një nga ndeshjet më të zjarrrta të futbollit shqiptar, derbin mes Tiranës dhe Partizanit.

 

Sfida do të luhet në orën 20:00 në stadiumin tonë kombëtar në Tiranë.

 

Advertisement

Pritshmëria për të parë një ndeshje të bukur dhe emocionuese mbetet e lartë sikurse kanë qënë gjithnjë këto duele, sidomos gjatë viteve të fundit.

 

Natyrisht gjithcka favorizohet edhe nga fakti që supersfida derbi luhet në një stadium modern I cili është një shtysë e konsiderueshme që edhe numri I të mbështetesve të të dyja ekipeve të jetë shumë I madh.

 

Advertisement

Shpesh dueli Tirana-Partizani i është përafruar edhe ndeshjeve të kombëtares për nga pjesmarrja dhe adrenalina, kjo edhe për faktin se është rritur gjithnjë e më tepër edhe numri i grave e vajzave  në këtë duel të madh tradicional të kryeqytetit.

 

Tifozët preferojnë ta shohin gjithnje e më tepër familjarisht derbin.

 

Advertisement

Policia nga ana tjetër ka bërë të ditur marrjen e masave të forta për ruajtjen e rendit dhe sigurisë  brenda dhe jashtë stadiumit.

 

Devijimi I lëvizjes në disa rruge dhe më së shumti futja e tifozeve në stadium vetëm me kartë identiteti ose pasaporte, është një nga elementet e sigurisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy