“Titanët pushtojnë Europën”, sonte klasikja Bayern-Real Madrid në gjysmëfinalen e Champions League

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Titanët pushtojnë Europën”, sonte klasikja Bayern-Real Madrid në gjysmëfinalen e Champions League

Bajern Real Madrid mund të konsiderohet një klasike e Europës dhe si e tillë, aq më tepër e luajtur për një gjysmëfinale të Champions League, tërheq pas vetes një vëmendje maksimale.

Qindra milionë teleshikues në mbarë botën ndjekin sonte aktin e parë të kësaj përplasje titanësh, e cila në Shqipëri do të transmetohet si gjithnjë vetëm në Tring në orën 21:00. Në fushë janë 20 trofe të Champions League, 6 nga Bayerni dhe 14 nga Reali rekordmen i Europës.

Është e dyta finale e  parakohshme në fakt, pas asaj që pamë në Manchester city- Real Madrid. Los blankos kaluan përmes lotarisë së penalltive kundërshtarin më të vështirë të mundshëm, e tani duken favoritë në këtë çift dhe për fitoren finale. Cilësia e organikes, forca e fanellës, gjendja e mirë psikologjike për shkak edhe të aromës së titullit në La Liga, pa lënë mënjanë edhe strategun Anceloti në stol, janë elemente që e bëjnë skuadrën spanjolle më favorite në këtë çift.

Tekniku italian kthehet në klubin ku u shkarkua pikërisht për shkak se nuk ia doli përballë Realit në Champions, edhe pse gjermanët në atë përballje çerekfinale akuzuan gjyqtarët. Tek madrilenët përveç Kurtua dhe Alabës, nuk do të jetë Carvahal i pezulluar, që do zëvendësohet nga Vaskez, por rikthehet Cuameni që është një lojtar me peshë për Ancelotin. Sulmi do t’i besohet treshes së zakonshme Belingham Vinisus Xhunios dhe Rodrigo.

Advertisement

Në krahun tjetër gjermanët, të keqardhur për sezonin e dobët në Bundesligë, ku humbën titullin as 11 sezonesh radhazi, e shohin Championsin si vitrinën e duhur për të nxjerrë në pah krenarinë e tyre. Reali është kundërshtari më i vështirë i mundshëm por organika e Bayernit është cilësore dhe skuadra e Klop është gati për betejën e parë në fushën e vet. Mungesa më e madhe është Koman, ndërsa shqetësojnë edhe problemet fizike te Sane, De Ligt, Laimer dhe Gnabri. Lajm i mirë është rikthimi në formacioni i  Daivis në të majtë të mbrojtjes pas pezullimit. Këto dy klube janë ndeshur 27 herë mes tyre, me thuajse një ekuilibër perfekt me gjermanëtt që kanë fituar 12 herë, kundrejt 11 të Realit. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy