Tronditet futbolli serb, ish-sulmuesi vret veten

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tronditet futbolli serb, ish-sulmuesi vret veten

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit në Serbi. Ish-sulmuesi Miljan Mrdakoviç është gjendur i vdekur në banesën e tij.

Bota e futbollit serb është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Bëhet e ditur se ish-sulmuesi, Miljan Mrdakoviç, është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij.

Mediat vendase raportojnë se nga hetimet e para dyshohet se Miljan ka vrarë veten.

Advertisement

Gjithashtu raportohet se në apartamentin me qira në qendër të Beogratit, ku jetonte futbollisti, është gjetur një armë.

Ai jetonte së bashku me partneren e tij, e cila ka lajmëruar policinë për ngjarjen e rëndë.

Ish-futbollisti serb i dha fund jetës në moshën 38-vjeçare. Ndërkohë kujtojmë se Miljan Mrdakoviç ka një CV tepër të pasur për sa i përket karrierës futbollistike, ku është aktivizuar me Anderleht, Gent, Makabi Tel Aviv, etj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy