Ukraina bojkoton garat në xhudo, shkak pjesëmarrja e atletëve rusë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ukraina bojkoton garat në xhudo, shkak pjesëmarrja e atletëve rusë

Atletët ukrainas do ta bojkotojnë Kampionatin Botëror të Xhudos, që do të zhvillohet këtë muaj në Katar, shkaku i shqetësimeve lidhur me pjesëmarrjen e atletëve rusë dhe bjellorusë.

 

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) vendosi t’i lejojë atletët nga Rusia dhe Bjellorusia të garojnë si neutralë.

 

Advertisement

Vendimi do t’i lejojë xhudistët nga këto vende të marrin pjesë në kualifikimet për Lojërat Olimpike 2024.

 

“Ne kemi vendosur të mos marrim pjesë në Kampionatin Botëror”, tha të hënën Federata e Xhudos e Ukrainës.

 

Advertisement

Muajin e kaluar, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar rekomandoi që atletët rusë dhe bjellorusë të lejohen të garojnë nën një flamur neutral. Por, vendimi lidhur me pjesëmarrjen e tyre në Lojërat Olimpike Paris 2024 nuk është marrë ende.

 

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar rekomandoi gjithashtu që atletët dhe stafi i tyre që mbështesin në mënyrë aktive luftën në Ukrainë, ose që janë të kontraktuar me ushtrinë, të mos lejohen të konkurrojnë.

 

Advertisement

Megjithatë, Federata e Xhudos e Ukrainës pretendon se një numër i xhudistëve rusë të regjistruar për Kampionatin Botëror të Xhudos, i cili do të zhvillohet nga 7 deri më 14 maj, janë “ushtarakë aktivë”.

 

“Ne nuk shohim neutralitet, kushte të barabarta dhe një ‘urë drejt paqes’, siç thuhet në Rezolutën e IJF-së për pjesëmarrjen e ekipeve ruse dhe bjelloruse në Kampionatin Botëror në Doha”, tha Federata ukrainase.

 

Advertisement

“Ne këtu shohim një vendim që bie ndesh me rekomandimet e fundit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Jemi të zhgënjyer me vendimin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos”, thuhet tutje në deklaratë.

IJF-ja tha se e ka kontraktuar një kompani të pavarur për ta kontrolluar historikun e atletëve rusë dhe bjellorusë me “referencë specifike për propagandën e mundshme të luftës”.

 

Pas pushtimit rus të Ukrainës, IJF e hoqi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, nga pozita e tij si president nderi dhe e anuloi një garë Grand Slam në Kazan të Rusisë./REL/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy