Veliaj pret yllin shqiptar të kombëtares amerikane në volejboll; Donald Suxho nderohet me medaljen e Mirënjohjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj pret yllin shqiptar të kombëtares amerikane në volejboll; Donald Suxho nderohet me medaljen e Mirënjohjes

Ylli i kombëtares amerikane të volejbollit, me origjinë  shqiptare, Donald Suxho, u prit nga Erion Veliaj.  Kryebashkiaku vlerësoi ish-kapitenin e skuadrës së SHBA-së në volejboll, duke i dhuruar Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit.

 

“Ti je gjysmë çun Tirone, edhe pse prej babait je me rrënjë në Korçë, prandaj të konsideroj si vlerësim të qytetit tonë, një djalë i cili ia ka dalë vetë, që është përballur me sfida dhe sakrifica të jashtëzakonshme për të qenë kampion olimpik edhe në 2004, në 2008 e 2012, dhe për të treguar që nuk është p unë geni. Shprehja “Ne shqiptarët s’bëhemi” nuk funksionon më! Ne shqiptarët bëhemi! Pse u bëre ti? Ke gen edhe nga Korça, edhe nga Tirana. Kjo do të thotë kush punon bëhet, kush sakrifikon bëhet, kush derdh djersë dhe harxhon orë në atë që beson, mund të bëhet,”

 

Advertisement

Kampioni Olimpik Donald Suxho, i cili aktualisht është trajner i ekipit klombëtar të volejbollit të Kosovës, tha se ndihej i lumtur që tashmë kontribuon për sportistët shqiptarë.

 

“Është nder i madh. Kemi ikur të vegjël, por sporti na ka mbajtur gjithmonë. Mbaj mend ateherë, në Shqipëri ishin kohë shumë të vështira. Sporti na ka mësuar edhe shumë mësime të jetës. Sporti na ka sjellë prapë këtu në Tiranë. Sporti është një gjë fantastike. Është një nder i madh për mua të kthehem në Shqipëri dhe Kosovë dhe të jap eksperiencën time edhe për fëmijët dhe të rinjtë,” u shpreh ai.

 

Advertisement

Veliaj shtoi se Bashkia e Tiranës është e gatshme që të mbështesë edhe me bursa sportistë të rinj, të cilët duan të marrin eksperiencën nga skuadra të suksesshme të volejbollit botëror.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy