VIDEO/ Neymar zhgënjen fansat, gjesti i bujshëm i futbollistit në festën e të bijës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Neymar zhgënjen fansat, gjesti i bujshëm i futbollistit në festën e të bijës

Asi brazilian Neymar ka festuar gjysmëvjetorin e vajzës së tij Mavie së bashku me ish-partneren e tij Bruna Biancardi. Ish-çifti shihet se ka lënë pas mosmarrëveshjet e tyre për t’i kënduar këngë e ditëlindjes vajzës së tyre.

Por një detaj nga video e postuar në rrjetet sociale ka hapur debat në rrjet.

Futbollisti 32-vjeçare shihet duke luajtur në një aplikacion online pokeri.

Dhe ndërsa familja dhe miqtë duartrokisnin dhe brohoritnin Mavie-n, babai i saj ia hoqi dorën për të bërë lëvizjen e rradhës në lojën e tij, me sa duket duke vënë një bast.

Advertisement

Ky veprim i futbollistit është komentuar bujshëm në rrjetet sociale duke lënë një shije të keqe./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy