
Plazhi i Velipojës mirëpriti për 3 ditë me radhë turneun amator të volejbollit, “Velipoja Beach Trophy 2022”.
Një organizim i bashkisë Shkodër dhe federatës shqiptare të volejbollit , i cili e ktheu plazhin më të madh të brigjeve të Adriatikut, në qender të vëmendjes së garave sportive në rërë dhe promovimit të vlerave turistike.
25 ndeshje u zhvilluan përgjatë tre ditëve të aktivitetit mes meshkujve dhe femrave që u bënë pjesë e garës.
Finalja u zhvillua të dielen ku fituese e vendit të parë doli kategoria e meshkujve Nikolin Qafarena dh Fatjon Çekini, ndërsa tek femrat Edna Erkoçi dhe Laura Ballçiti.
Nënkryetari i bashkisë Shkodër i cili ndau çertifikatat dhe medaljet për fituesit premtoi vazhdimësi të aktiviteteve sportive e kulturore në plazhin e Velipojës përgjatë gjithë sezonit turistik.