“Volejpoja Beach Trophy”/ Volejbolli i rërës në Velipojë mbledh amatorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Volejpoja Beach Trophy”/ Volejbolli i rërës në Velipojë mbledh amatorët

Plazhi i Velipojës mirëpriti për 3 ditë me radhë turneun amator të volejbollit, “Velipoja Beach Trophy 2022”.

 

Një organizim i bashkisë Shkodër dhe federatës shqiptare të volejbollit , i cili  e ktheu plazhin më të madh të brigjeve të Adriatikut, në  qender të vëmendjes së garave sportive në rërë dhe promovimit të vlerave turistike.

 

Advertisement

25 ndeshje u zhvilluan përgjatë tre ditëve të aktivitetit mes meshkujve dhe femrave që u bënë pjesë e garës.

 

Finalja u zhvillua  të dielen ku  fituese e vendit të parë doli  kategoria  e meshkujve Nikolin Qafarena dh Fatjon Çekini, ndërsa tek femrat Edna Erkoçi dhe Laura Ballçiti.

 

Advertisement

Nënkryetari i bashkisë Shkodër i cili ndau çertifikatat dhe medaljet për fituesit  premtoi vazhdimësi të aktiviteteve sportive e kulturore në plazhin e Velipojës përgjatë  gjithë sezonit turistik.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy