Yjet gati të zbresin në fushë, Spanja dhe Anglia në kërkijm të trofeut, dalin formacionet zyrtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Yjet gati të zbresin në fushë, Spanja dhe Anglia në kërkijm të trofeut, dalin formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes finale të Euro 2024. Në fushë do të zbresin yjet, si për Spanjën, ashtu edhe për Anglinë.

De la Fuente u ka besuar në mbrojtje Carvajal, Le Nomand, Laporte dhe Cucurella.

Ndërkohë Olmo, i cili deri tani është golashënuesi më i mirë i turneut, do të luajë titullar.

Lamine Yamal, i cili shënoi një nga golat e fitores me Francën, do të luajë në sulm bashkë me Nico Williams dhe kapitenin Morata.

Advertisement

Nga ana tjetër, Anglia ka rreshtuar yjet e saj, me Shaë që është rikthyer në mbrojtje. Saka, Foden, Bellingham dhe Kane do të jenë titullar si përherë.

Formacionet:

Spanja: Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Rodri, Fabian Ruiz; Yamal, Olmo, Williams, Morata

Anglia: Pickford, Shaw, Guehi, Stones, Walker, Mainoo, Rice, Saka, Foden, Bellingham, Kane. /vizionplus.tv

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy