15 vjeçari Reshit Rifati, kikboksieri i talentuar nga Fierishta e Strugës mposhti në Gjermani kampionin e botës (FOTO-VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
15 vjeçari Reshit Rifati, kikboksieri i talentuar nga Fierishta e Strugës mposhti në Gjermani kampionin e botës (FOTO-VIDEO)

Kikboksieri shqiptar, 15 vjeçari Reshit Rifati i lindur në Gjermani në Nürnberg,me origjinë nga Fierishta e Strugës po shkëlqen me talentin e tij të jashtëzakonshëm në disiplinën “Kick Thai Boks”, ku rezultatet e arritura pas disa fitoreve tregojnë se kemi të bëjmë me një djalosh i cili pritet të arrij majat e suksesit botërorë, shkruan Struga Ekspres.

Nga trajnerët, sportistët e njohur dhe mediat në Gjermani po flitet shumë për 15 vjeçarin shqiptar i cili në të ardhmen shihet si një nga kampionët e mëdhenjë botërorë, ku me stilin e tij luftarak mahnit evropianët.

Reshit Rifati në marsin e kaluar të këtij viti u ndesh me një nga të fortët e moshês së tij që mbante titullin “Deutsche Meister”, ku shqiptari me shpirtin e tij shumë luftarak e mposhti kundërshtarin duke e shembur në tapet me nockaut që në raundin e dytë.

15 vjeçari Reshit Rifati të shtunën e kaluar e kishte sfidën e tij të radhës, ajo më vështira, ku kësaj radhe duhej të sfidonte kampionin e botës të moshës së tij.

Advertisement

Ai më 23.07.2022 (e shtunë) në Bad Winsheim në Gjermani mposhti gjermanin i cili mbante titullin e kampionit të botës.

Kjo fitore e madhe gëzoi dhe e argëtoi tej mase publikun e pranishëm, veçanërisht shqiptarët.

Reshit Rifati ka lindur më datën 27.02.2007 në Gjermani, ku karrierën e tij në Kick-Thai Box e filloi në janar të vitit 2019 në
“Fight Club Lotus E.V në Nürnberg.

Reshiti për sukseset e arritura dhe mbështetjen pa rezervë e falenderon trajnerin e tij Leo Heberle dhe prindêrit e tij që ndoqën hapat e tij drejt sukseseve.

Advertisement

Një yll shqiptar lindi në Gjermani, ku shkëlqimi i tij do të përhapet në të gjithë botën.

(Struga Ekspres)


Advertisement

15 vjeçari Reshit Rifati, kikboksieri i talentuar nga Fierishta e Strugës mposhti në Gjermani kampionin e botës (FOTO-VIDEO) shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy