Armend Arsllani: Të ndihmojmë njerëzit me nevoja të veçanta që ta shijojnë jetën me dinjitet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Armend Arsllani: Të ndihmojmë njerëzit me nevoja të veçanta që ta shijojnë jetën me dinjitet

Sot, 3 Dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta. Personalisht jam i kënaqur që kam pranë #Igor Shajnovskin, ky i ri i cili është shumë punëtor, human, i buzëqeshur dhe karizmatik. Ai përpiqet të shesë çdo ditë kopje të revistës “Lice v Lice”.
Revista luan një rol të dyfishtë – mbështet kategoritë e cenueshme të qytetarëve, por gjithashtu rrit ndërgjegjësimin e shoqërisë për çështjet që na shqetësojnë të gjithëve. Nuk është e mjaftueshme t’u kushtohet vëmendje vetëm një ditë këtyre personave dhe të drejtave të tyre për barazi me të tjerët por duhet të jetë çdo ditë, për të qenë pjesë e shoqërisë së përditshme. Këta njerëz më së shumti kërkojnë barazi, jetë të pavarur dhe përfshirje në shoqëri.
Mjekësia moderne dhe shkencat e tjera mund t’i ndihmojnë shumë që të zhvillojnë potencialet dhe aftësitë e tyre që të bëhen pjesë aktive e shoqërisë. Sa herë që mendojmë për këta njerëz, duhet të nisemi gjithmonë nga disa parime: efikasiteti, kontinuiteti, drejtësia, gjithëpërfshirja, cilësia dhe kujdesi shëndetësor i besueshëm.
Prandaj është e nevojshme që ne të gjithë të bashkohemi dhe në çdo mënyrë të ndihmojmë njerëzit me nevoja të veçanta që ta shijojnë jetën me dinjitet dhe cilësi.

Armend Arsllani-Drejtor i Spitalit të Përgjitshëm në Strugë
…….
Денес 3 декември кога се одбележува Меѓународниот ден на лицата со посебни потреби посебно задоволство ми причинува дружбата со #Игор Шајновски
Овој млад човек е многу вреден, хуман, трудољубив, насмеан коj плени со својата харизма. Тoj се труди секојдневно да продаде примерок плус од списанието “Лице в лице”.
Списанието врши двојна улога-ги засилува ранливите категории граѓани, но , и ја подигнува јавната свест за прашања што не засегат на сите нас.
Но не е доволно само еден ден да им се посвети внимание на овие лица и на нивните права за еднаквост со другите. Тоа треба да биде секој ден, да претставува дел од човечкото општество. Овие лица најмногу бараат еднаквост, самостојно живеење и функционирање во општеството.
Современата медицинска и други науки може многу да помогнат на овие лица за да ги развијат своите преостанати потенцијали и способности и да постанат активни членови во општеството. Кога и да помислиме на овие лица секогаш треба да тргнеме од начелата на достапност, ефикасност, континуираност, правичност, сеопфатност, квалитетен и сигурен здравствен третман .
Затоа потребно е сите заедно да се обединиме и на било кој начин да им помогнеме на лицата со посебни потреби за достојно и квалитетно да уживаат во животот.

Armend Arsllani: Të ndihmojmë njerëzit me nevoja të veçanta që ta shijojnë jetën me dinjitet shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy