
Më datë 08.09.2022, në ora 13:30 në vendin e quajtur “Borovi”, në afërsi të kufirit shqiptaro-maqedonas nga Policia kufitare e stacionuar në Frëngovë është ndaluar 44-vjeçari B.V. nga Republika e Shqipërisë pasi pas kontrolleve u konstatua se ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, shkruan Struga Ekspres.
Personi i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Departamenti për krime ndërkufitare dhe migrim të shtetasve të huaj në Strugë për procedurë të mëtutjeshme, njofton MPB.
(Struga Ekspres)
The post Arrestohet 44 vjeçari, kufirin Shqipëri-Maqedoni e kaloi në mënyrë të paligjshme appeared first on Struga Ekspres.
Advertisement