Atixhe Ajro: Ladorishti, Frëngova, Shumi, Zagraçani dhe Teferiçi kanë gjithsej 37 nxënës për në klasë të parë për vitin 2022/2023

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Struga po boshatiset gjithmonë edhe më shumë vit pas viti, dhe kjo boshatisje vërehet më shumë nëpër bankat shkollore, ku me mijëra nxënës janë më pak duke filluar nga viti 2001 dhe deri më sot, informon Struga Ekspres.

Drejtoresha e shkollës fillore “Ashim Agushi” Atixhe Ajro tregon për Struga Ekspres numrin e fëmijëve që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Atixhe Ajro tregon se për vitin e ri shkollor 2022/2023,Ladorishti,Frëngova,Zagraçani, Shumi dhe Teferiçi do të kenë vetëm 37 nxënës në klasë të parë, njofton Struga Ekspres.

Në fshatin Frëngovë për vitin e ri shkollor , do të ulen për herë të parë vetëm 12 nxënës, shifër kjo shumë herë më pak nga vitet e kaluara, mëson Struga Ekspres.

Advertisement

Poashtu edhe në Ladorisht, numri i nxënësve për në klasë të parë është 13 nxënës, duke llogaritur se ky është një nga fshatrat më të mëdha në Strugë.

Shumi dhe Zagraçani, të dy fshatrat së bashku kanë vetëm 8 nxënës që do të ulen për herë të parë në bankat shkollore, ndërsa Teferiçi ka 4 nxënës.

Pra, pesë fshatra, Ladorisht, Frëngovë, Zagraçan,Shum dhe Teferiç,numërojnë vetëm 37 nxënës që do të ulen për në klasë të parë.

Këmbanat po bien me të madhe në Strugë, ndërsa heshtja e institucioneve dhe shoqërisë civile ndaj kësaj dukurie bëhet akoma edhe më e frikshme duke fundosur fshatrat çdo ditê edhe më shumë.

Advertisement

Të gjithë drejtë Gjermanisë, një eksod ky i paparë ndonjëherë në Strugë dhe rrethinë, ndërsa politikanët dhe shumica intelektuale shijojnë luksin e posteve drejtuese.

(Struga Ekspres)

Atixhe Ajro: Ladorishti, Frëngova, Shumi, Zagraçani dhe Teferiçi kanë gjithsej 37 nxënës për në klasë të parë për vitin 2022/2023 shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy