Bekim Qoku: Komuna e Strugës është bërë si shtab i përgjithshëm i një beteje kundër mësuesëve dhe grevës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kohën e grevës Komuna e Strugës është bërë si shtabi i përgjithshëm i një beteje, prej aty dalin “Urdhrat”, prej aty “gjenerali” i Komunës lëshon urdhra që të mos respektohet greva dhe mësuesit të kthehen në punë.

Ky është momenti dhe situata që i bën më të qartë punësimin e mësuesve jo-meritor, jo-kompetentë, shpesh edhe debilë;
kjo është situata ku kuptohet shumë qartë emërimi i drejtoreshave dhe drejtorëve që të vetmen besnikëri e kanë ndaj padronit punëdhënës dhe jo ndaj nxënësve, mësuesve dhe kauzës së arsimit.

Nëse doni të kuptoni hipokrizinë dhe fallcitetin e këtyre drejtoreshave dhe drejtorëve shikoni dhe lexoni qëndrimet/statuset e tyre në Ditën e mësuesit, më 7 mars. Bëni krahasimin tani midis elozheve dhe simpatisë fallco e të shtirur për Mësuesin abstrakt më 7 Mars me sjelljen e tyre arrogante tani gjatë grevës lidhur me dinjitetin e mësuesit konkret.

Bekim Qoku: Komuna e Strugës është bërë si shtab i përgjithshëm i një beteje kundër mësuesëve dhe grevës shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy