BESA e Strugës: Kush po e djeg bregun e Liqenit?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kush po na i djeg bregun e Liqenit?

Kush e djeg kallamin dhe lëkonin në brigjet e liqenit të Strugës? Kush qëndron pas këtij krimi ekologjik që zhduk florën dhe faunën? Kush e pamundëson shumimin e botës së gjallë pranë kallamit dhe lëkonit në mjedisin ujor? Cila dorë e zezë dëshiron që liqenin e Strugës ta shëndrrojë në shkretëtirë duke marrë një pamje të një kënete të tharë? Cilët apetite të mafiës urbane janë në rradhë, pse hidhet sedimentacioni dhe kujt i shërben ky akt barbar?
A nuk ju mjaftoi piramida e ngritur mu në zemër të tokës pjellore të fushës së Strugës dhe tash po i vërsuleni asaj pjese të liqenit të Ohrit ku peshqit e rrallë e kryejnë shumimin në këtë periudhë. Pse heshtin organet kompetente qofshin ato lokale apo qëndrore para këtij akti barbar që po përsëritet të disatën herë me rradhë?

Lëvizja BESA Strugë përmes kësaj kumtese e ngre zërin e revoltës dhe i bën thirrje të gjithë opinionit Strugan që ta bëj të njejtën. Gjithashtu Lëvizja BESA u bënë thirrje të gjitha organeve kopetente qofshin ato lokale apo qëndrore që ti ndërmarrin të gjitha masat ligjore kundër këtyre kryerësve të këtij krimi ekologjik.
Lëvizja Besa-Strugë

BESA e Strugës: Kush po e djeg bregun e Liqenit? shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy