Drejtori i NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” Strugë, prof.dr.Dashmir Nasufi, në takim koordinues në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm gjatë sezonit të verës (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Drejtori i NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” Strugë, prof.dr.Dashmir Nasufi, në takim koordinues në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm gjatë sezonit të verës (FOTO)

Drejtori i NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” Strugë, prof.dr.Dashmir Nasufi, në takim koordinues në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm gjatë sezonit të verës.

Takimi mes Drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve Strugë, Kryetarit të Komunës, Komandantit të Stacionit Policor në Strugë dhe Shefit të Njësisë së Zjarrfikësve u mbajt për të diskutuar organizimin dhe shfrytëzimin racional të ujit të pijshëm gjatë sezonit të verës. Gjatë takimit, u theksua rëndësia e menaxhimit të kujdesshëm të burimeve të ujit për të garantuar furnizimin pa ndërprerje për qytetarët, duke parandaluar humbjet dhe konsumimin e tepërt.
Pjesëmarrësit diskatuan gjithashtu masat për të siguruar që shërbimet e emergjencës, si policia dhe zjarrfikësit, të kenë qasje të vazhdueshme në ujë për nevoja urgjente, veçanërisht gjatë periudhës me kërkesë të lartë për ujë. Takimi ishte një hap i rëndësishëm për të koordinuar përpjekjet e institucioneve lokale dhe për të siguruar një menaxhim të qëndrueshëm të ujit gjatë muajve të verës.

Advertisement

————————————————————————-

Директорот на ЈП „Водовод и канализација“ Струга, проф. др. Дашмир Насуфи, на координативен состанок во врска со снабдувањето со вода за пиење во текот на летната сезона.

Средбата помеѓу директорот на Водовод и канализација на Струга, градоначалникот, командантот на Полициската станица во Струга и началникот на Противпожарната служба се одржа за да се разговара за организацијата и рационалното користење на водата за пиење во текот на летната сезона. За време на состанокот, беше нагласена важноста од внимателно управување со водните ресурси за да се гарантира непречено снабдување за граѓаните, спречувајќи ги загубите и прекумерната потрошувачка.
Учесниците разговараа и за мерките за да се обезбеди службите за итни случаи, како што се полицијата и пожарникарите, да имаат континуиран пристап до вода за итни потреби, особено во периоди на голема побарувачка на вода. Средбата беше важен чекор за координирање на напорите на локалните институции и обезбедување одржливо управување со водите во текот на летните месеци.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy