Sot në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet e raundit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, e ku për herë të parë në histori në këtë garë masive bënë pjesë edhe skuadra jonë e Struga Trim Lum.

Goglat në këtë fazë na e servuan ekipin Zhalgiris nga Lituania, një skuadër kjo me mjaft eksperiencë në kupat europiane.

Ndeshjen e parë do ta zhvillojmë si mysafir me datë 11/12 korrik, ndërsa një javë më pas këtë skuadër do të mirëpresim në Ohër.

Kujtojmë, është kjo hera e dytë që Struga Trim Lum po merrë pjesë në garat europiane, pas atij sezoni debutues 2020/21, kur morrëm pjesë në eliminatoret e Ligës së Konferencës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ja kush është kundërshtari i FC.Struga Trim&Lum që do të ndeshet në Ligën e Kampionëve shkruan Struga Ekspres.