K. K Ulqini, K. K Bashkimi 2002 dhe K. K Feniksi, fituesit e turneut të 20 – “STRUGA OPEN 2025”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

K. K Ulqini, K. K Bashkimi 2002 dhe K. K Feniksi, fituesit e turneut të 20 – “STRUGA OPEN 2025”

Edicioni i 20-të ndërkombëtar i turneut të karatesë “Struga Open 2025” u zhvillua me sukses në Strugë, ku morën pjesë mbi 350 sportistë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Bullgaria dhe vendi mikpritës, Maqedonia e Veriut. Ky event i rëndësishëm për karatenë ndërkombëtare grumbulloi gjithsej 480 paraqitje nga klubet që konkuruan në nivele të ndryshme.
Tre klubet më të sukseshëm u shpallen:

• Vendi i parë Klubi i Karatesë “Ulqini” nga Ulqini,
• Vendi i dytë i takoi Klubit Bashkimi nga Kumanova, dhe
• Vendi i tretë shkoi për Klubin Frniksi nga Prilepi.
Po ashtu, dy klube me masovik u shpallen:
• Nga jashtë vendit, Klubi Princi nga Prishtina, dhe
• Nga vendi, Klubi Cole nga Ohri.

Ceremonia e hapjes u shoqërua me fjalime të rëndësishme.
Organizatori i turneut, Alim Hajredini, i përshëndeti të pranishmit, ndërsa nga Federata e Maqedonisë së Veriut foli Igor Smilevski. Përfaqësuesit e shteteve të tjera, Enver Cakiqi nga Shqipëria dhe Besart Baruti nga Kosova, gjithashtu morën fjalën dhe përshëndetën garuesit dhe organizatorët.
Në fund, fjalën e hapjes e mbajti Zv. Ministrja për Sporte në Qeverinë e Maqedonisë, Safije Sadiki Shaini, e cila shpalli edhe hapjen zyrtare të turneut.
Ky event ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e karatesë në rajon dhe në krijimin e mundësive për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet klubeve dhe sportistëve nga vende të ndryshme.
Dhe një falenderim të veçantë për të gjithë donatorët që kontribuan në realizimin e edicionit të 20-të të turneut ndërkombëtar “Struga Open 2025”. Pa mbështetjen tuaj të çmuar, ky event do të ishte shumë më i vështirë për t’u realizuar.
Mirupashim në “Struga Open 2026”!

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy