minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Koalicioni VLEN në Strugë njofton opinionin publik se nuk do të ndërpritet asnjë kontratë pune e punonjësve shëndetësorë në Strugë - Struga.info


Koalicioni VLEN në Strugë njofton opinionin publik se nuk do të ndërpritet asnjë kontratë pune e punonjësve shëndetësorë në Strugë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

*Koalicioni VLEN në Strugë njofton opinionin publik se nuk do të ndërpritet asnjë kontratë pune e punonjësve shëndetësorë në Strugë.

Situata e krijuar gjatë ditëve të fundit erdhi si pasojë e një ngërçi institucional, i cili u shkaktua pas dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë.

Lajmi i mirë është se ky ngërç është tejkaluar dhe tashmë është dhënë urdhër nga autoritetet përkatëse që kontratat e punës të vazhdojnë. Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Strugë është i udhëzuar të zbatojë këtë vendim, duke garantuar vazhdimësinë e angazhimit të stafit mjekësor shqiptar.

Asnjë punonjës nuk do të mbetet pa punë. E kuptojmë dhe ndajmë shqetësimin e mjekëve, infermierëve dhe gjithë personelit të angazhuar në këtë institucion shëndetësor.

Advertisement

Angazhimi ynë është që të krijojmë kushte për punësim të përhershëm, me paga dinjitoze dhe kushte pune të denja – duke lënë pas praktikën e deritanishme me kontrata të pasigurta dhe shpërblime qesharake, një trashëgimi e qeverisjes së mëparshme nga BDI.

Koalicioni VLEN mbetet i përkushtuar ndaj reformave të nevojshme për një sistem shëndetësor më të drejtë dhe më funksional.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy