Krenar Lloga nga Livadhia e Strugës do të jetë Ministër i ri i Drejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i ka dorëzuar Kuvendit propozim për rindërtimin e Qeverisë me vendimet e mëposhtme të personelit.

Krenar Loga është propozuar ministër i ri i Drejtësisë.

Fatmir Mexhiti është sugjeruar si ministri i ri që do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë.

Azir Aliu është propozuar të jetë ministër i ri përgjegjës për Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Advertisement

Kaja Shukova është propozuar për ministre të re në krye të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Tiron Jajaga është propozuar për zëvendësministër në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Viktorija Avramovska-Madiq është propozuar për zëvendësministre në Ministrinë e Drejtësisë.

Vjolca Berisha është propozuar për zëvendësministre në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave.

Advertisement

Maja Manoleva është propozuar për zëvendësministre përgjegjëse në Ministrinë e Shëndetësisë.

Agim Nihiu është nominuar për zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Krenar Lloga nga Livadhia e Strugës do të jetë Ministër i ri i Drejtësisë shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy