
Ladorishti beson në ndryshim – Mendi Qyra: “Ndryshimi është vetëm një hap larg!”
Mbrëmjen e kaluar, kandidati për komunën e Strugës, Mendi Qyra, zhvilloi një takim të ngrohtë me banorët e Ladorishtit, ku bashkëbisedimi u përqendrua në hallet, shqetësimet dhe nevojat e përditshme të komunitetit.
Gjatë takimit, Qyra theksoi se “ndryshimi është vetëm një hap larg”, duke nënvizuar se zgjidhjet janë të mundshme përmes bashkëpunimit dhe përkushtimit të ndërsjellë.
“Shumë punë na pret përpara, por me besim dhe përkushtim, ky vend do të marrë dinjitetin që meriton,” tha ai, duke siguruar qytetarët se angazhimi i tij do të fokusohet në zhvillimin dhe mirëqenien e Ladorishtit dhe gjithë Strugës.
Takimi në Ladorisht ishte një dëshmi e vërtetë e gatishmërisë së banorëve për të qenë pjesë e një ndryshimi të vërtetë, me shpresën për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur.
#Ladorisht | #PërStrugën | #MendiQyra