Lulzim Nasufi: BDI-së në Strugë i them, kërkohu falje Struganëve për të gjitha gënjeshtrat dhe shpifjet tuaja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me shkas…!
“ BDI në Strugë ” – pranon publikisht se tallet me çështjen e arsimit dhe çështjet e tjera, kjo dëshmon paaftësinë për të udhëhequr me institucionet në komunë, dhe se në të njëjtën kohë u tregon struganëve se kanë bërë zgjedhjen e gabuar.

Pra “ BDI në Strugë ” i them kërkohu falje Struganëve për të gjitha gënjeshtrat dhe shpifjet tuaja, mes tjerash se dini të udhëhiqni me institucionet e komunës, dhe pasi jeni të “ merakosur ” për cilësinë e arsimit në Strugë “ kërkesën për të marrë postin e drejtorit të shkollës Niko Nestor ” me shkrim drejtojeni tek Aleanca për Shqiptarët – dega në Strugë, për ta miratuar.

Jam i bindur se cilësia e arsimit në Strugë do të ndodhë kur i pari Komunës, dhe organet kompetente do të sillen me përgjegjësi dhe konform ligjit, duke filluar nga Universiteti i Kryetarit, shkollat e mesme komunale dhe shkollat fillore komunale.

P.S. Mundësisht vendimin ta nënshkruaj Ministri z. J. Shaqiri, sepse për ju nuk egzistojnë institucionet tjera dhe mbi të gjitha as ligj për funksionimin e tyre.
Lulzim Nasufi-Kryetar i ASH-së në Strugë

Advertisement

Lulzim Nasufi: BDI-së në Strugë i them, kërkohu falje Struganëve për të gjitha gënjeshtrat dhe shpifjet tuaja shkruan Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy