Lulzim Nasufi përsëri sulmon komunën e Strugës, ja arsyeja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të nderuar të pranishëm, të nderuar gazetarë, përshëndetje!

Fillimisht ju faleminderoj për prezencën tuaj edhe në këtë Konferencë shtypi të Aleancës për Shqiptarët – Dega në Strugë dhe njëherit, të nderuar gazetarë, siç edhe shifni, ne vazhdojmë me konferenca të shtypit për trajtimin e një të një milion problemeve të përditshme në Strugë dhe në këtë kontekst temë trajtimi sot është Turizmi.

Para se të filloj me shpalosjen e problemeve në këtë sektor unë shfrytëzoj rastin që të gjithë mërgimtarëve dhe dijaspores si dhe të gjithë turistëve që ndodhën në moment në Strugë, që kanë ardhur për pushimet e tyre u deshiroj pushime të këndshme dhe u bëj thirje që edhe përskaj shumë sendeve që ndoshta ju u mbërzisin, të vazhdoni të vizitoni Strugën, këtë Perlë të natyrës me premtimin se në të ardhmen sendet në Strugën tonë do të ndryshojnë.

Në funksion të rehatisë dhe kalimit më të mirë të kohës se pushimit, me më pak shqetësime të mërgimtarëve dhe turistëve në vendlindjen e tyre, ASH – Strugë, apelon për vigjilencë, shtimit të orarit të punës dhe angazhim maksimal të organeve kompetente në Komunë, spitaleve dhe ndihmës së parë, shërbimit te pasaporteve dhe letërnjoftimeve, shërbimit të librave të Amzës dhe Kurorëzimit, Agjencionit të Kadastrit dhe Komunës së Strugës dhe Nderrmarjeve Publike, Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Strugë, Eko Struga, dhe Komunalja, në kryerjen e obligimeve të tyre të parapare me statut dhe me ligj, për shkak se në teren vërehet flejtje te institucioneve, mosangazhim në detyren e tyre, probleme me ujësjellesin, probleme me mosfunksionimin e kanalizmit, probleme me pastërtine, probleme me ndriqimin publik, keqpërdorim në pagesën e taksëes së parkimit, që kane shkaktuar edhe pakenaqësi në mesin e turistëve dhe mërgimtarëve.

Advertisement

Dhe krejt në funksion të kësaj, për fat të keq, sot në këto rethana egzistuese konstatojmë se Turizmi në Strugë, edhe pse në botën e përparuar merret si një degë e Industrisë për Zhvillim dhe punësim, që ndikon në GDP e një vendi, është lënë në gjendje agonie, në mëshirën e vetëorganizimit nga ana e bisnesmenëve privatë në këtë sektor, pra i paorganizuar, pa vizion, pa Rregullore për rregullimin e shërbimeve, me punëtorë të pakualifikuar dhe pa standardizim të raporteve standarde.

Ç’farë i mungon Strugës, ç’farë bëhet keq, apo ç’farë nuk bëhet mirë në Strugë në funksion të turizmit të menaxhuar keq për kaq vite nga i pari i Komunës, Ramiz Merko, me bashkëpunëtorët e tij, do t’i paraqesim në pasqyrën tonë dhe do të flasim për ato më esenciale, si:

1. Bregu i liqenit të Ohrit si pasuri kombëtare dhe ndërkombëtare, i mbrojtur nga UNESCO dhe bregu i lumit Drini i Zi, për fat të keq të qytetarëve janë shndërruar në territore ku vepron principi i “KCK–se, Kap ç’farë të kapësh”, pasi që organet kompetente komunale e bartin përgjegjësinë në nivel qendror, organet kompetente qendrore e bartin përgjegjësinë në nivel komunal dhe si të tillë asnjëri prej tyre nuk ka hartuar plan për menaxhimin dhe rregullimin e bregut të liqenit, plazheve dhe hapësirave të shfrytëzueshme nga qytetarët dhe turistët, duke krijura hapsirë për uzurpim të bregut të liqenit. Por harrohet vetëm dicka këeu se në këtë mënyrë ndoshta edhe mund të pasurohet dikushi, por nuk mundëson zhvillim te përhershëm.

2. Mungesa sistematike e banderolave informuese dhe propaganduese në brendësi dhe jashtë Strugës për promovimin e pasurive natyrore, kulturore, historike dhe kombëtare.

Advertisement

3. Sektori për zhvillim të turizmit në Komunë, është gati jofunksional, me promovim të zbehtë nëpër panaire shtetërore dhe ndërshtetërore, në të shumtën e rasteve joprofesional dhe me kapacitete të mangëta me persona politikisht të përshtatshëm për rrethin e kryetarit, mosfunksionimi i info-qendrave dhe mungesa e materialeve propaganduese.

4. I pari i Komunës së Strugës me udhëheqësin e N.P. Komunalja, përveç qendrës së qytetit, kanë dështuar në pastrimin dhe parandalimin e krijimit të deponive të egra në hyrje dalje dhe në periferi të qytetit. N.P.Komunalja mjaft e amortizuar në makineri, edhe pse bën përpjekje, përsëri pastërtia dhe funksionimi i rrjeteve të infrastrukturës lënë për të dëshiruar, sidomos në pjesët periferike të qytetit.

5. Administrata e Komunës së Strugës, Sektori për Urbanizëm, Inspektorati Ndërtimor, fare nuk e respekton Rregulloren e miratuar në Këshillin Komunal për ndalimin e punimeve ndërtimore në pjesën qendrore dhe periferike të qytetit, që duhet të ndërpriten nga data 01.06. deri në 31.08. të vitit kalendarik, duke hapur shumë kantiere ndërtimi nga subjektet private dhe vetë Komuna me tenderët e saj.

6. Mungojnë atraksione turistike, tradicionale, kulturore, rinore, sportive, këtë vit festivalet “Këngë Jeho” dhe “Struga Fest” u organizuan në termin të njëjtë.

Advertisement

7. Ramiz Merko, si Kryetar i komunës, në kundërshtim me ligjin deklarohet jokompetent sa i përket menaxhimit të situatës me qentë endacakë në qytet dhe rrethinë, kur për çdo ditë kemi sulme dhe shumë qen në afërsi të qytetarëve. Komuna për cdo ditë pranon Vendime Gjyqësore për Kompenzim tëe dëmeve nga kafshimet, dhe për shkak të ,, Kornizës ,, së famshme dëmton qytetarët e dëmtuar nga qentë endacak për herë të dytë.

8. Organet kompetente, policia dhe qendra për ndihmë sociale, kanë dështuar në zgjidhjen e situatës që krijohet në fillim të sezonit turistik dhe deklarohen që nuk kanë kapacitet për menaxhimin dhe keqpërdorimin e lypësve që e kanë pushtuar gjithë qytetin për vite me rradhë.

9. Problemi i përhershëm dhe kujdestar në Strugë, me parkimin e automjeteve, bllokimin e komunikacionit jashtë dhe brenda qytetit, funksionimi i parkingjeve me pagesë, abuzues, jotransparent me indicie korrupsioni.

10. Probleme me ndriçimin publik, etj.

Advertisement

Në funksion të zgjidhjes së këtyre problemeve, për funksionim të Sektorit të Turizmit në Strugë, si degë ekonomike për jetën e struganëve, ne si ASH – Dega në Strugë, kemi përgatitur një material me 10 pikë, të cilat janë aktuale dhe mund t’i shërbejnë Strugës per rregullimin e kësaj sfere. Në kohë të duhur mund t’i kompletojmë për t’ia dorëzuar Sektorit të Turizmit pranë Komunës së Strugës, të gjitha këto me të vetmin qëllim – krijimi i kushteve dhe përfitimit bashkëkohor për nevojat e biznesit, dhe të gjitha këto – PA PAGESË.

Ju Faleminderit!
Lulzim Nasufi, kryetar i Aleanca për Shqiptarët në Strugë

Lulzim Nasufi përsëri sulmon komunën e Strugës, ja arsyeja shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy