Maqedonia me 5 shqiptarë synon t’i mposhtë në finale edhe Ronaldon me shokë dhe të shkojë në Botëror

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Italia nuk ka arritur të sigurojë kualifikimin në Kampionatin Botëror. Kampioni aktual i Evropës është mposhtur në play-off nga Maqedonia e Veriut në sekondat e fundit të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Goli i fitores 0:1 erdhi në minutën e 90+2 nga Trajkovski, i cili heshti “Renzo Barberan” e stërmbushur me italianë. Gol ky që dërgon Maqedoninë e Veriut në finalen e play-offit ku do të përballet me Portugalinë. Fituesi i atij takimi do të kualifikohet në Kampionatin Botëror që luhet në fund të vitit.

Në ekipin e Maqedonisë së Veriut ishin pesë lojtarë me prejardhje shqiptare, katër nga të cilët ishin startues. Bardhi, Ademi, Alioski dhe Musliu ishin startues, kurse Ethemi ishte në bankën rezervë.

Përveç kësaj, kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut është shqiptar, Muhamet Sejdini, me të cilin pasi shkuan në Kampionatin Evropian vitin e kaluar, po e kërkojnë mrekullinë tjetër, Kupën e Botës.

Advertisement

Në anën tjetër, Italia dështon keq duke u eliminuar, pak muaj pasi e kishte fituar Kampionatin Evropian. “Azzuri” ishte favorit absolut në këtë takim, por në fund ishin atë që dolën kokulur dhe të turpëruar nga stadiumi. /Gazeta Express/

Maqedonia me 5 shqiptarë synon t’i mposhtë në finale edhe Ronaldon me shokë dhe të shkojë në Botëror shkruan Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy