Ndërron jetë profesori Remzi Nushi nga Veleshta e Strugës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Para pak çastesh në moshën 78 vjeçare ndërron jetë profesori i muzikës Remzi Nushi nga Veleshta e Strugës, njofton Struga Ekspres.

Remzi Nushi, ka lindur në Veleshtë në vitin 1944. Në Veleshtë ka kryer shkollimin fillor ndërsa të mesmen në Prizren. Në vitin 1972, përfundon studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike, ndërsa studimet në Akademinë e Arteve, dega e muzikës në Shkup i përfundon në vitin 1982. Gjatë karierës së tij ai ka punuar në shkollën fillore “J.B.Tito”. Ishte ndër themeluesit e festivalit “Këngë Jeho”, udhëheqës artistik i SHKA “Dr.Ibrahim Temo”, një ndër themeluesit dhe kryetari i parë i Shoqatës së muzicientëve shqiptar në Maqedoni. Poashtu, gjatë karierës së tij, ai ka krijuar mbi 30 këngë të ndryshme, ka qënë anëtar jurie në shumë manifestime muzikore, dhe është autor i librit të muzikës për klasën e VIII të shkollës fillore. Krahas punës dhe aktiviteteve tjera, ai ka eduluar dhe mësuar shumë nxënës në instrumente të ndryshme sidomos në fizarmonikë.
(Struga Ekspres)

Ndërron jetë profesori Remzi Nushi nga Veleshta e Strugës shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy