Ndërron jetë Refik Poshka ekonomisti i njohur nga Struga

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërron jetë ekonomisti Refik Poshka

Refik Poshka lindi ne fshatin Frengove dhe shkollën e mesme e kreu në gjimanzin e Strugës. Vazhdon studimet nè shkollen e lartè Ekonomike nè Prishtine. Si djali më i vogël i atdhetarit Xheladin Xhelo Poshka përndiqet që në moshë të re dhe në vitin 1968 arestohet nè Struge per naciolanizëm dhe dërgohet ne burgun e Manastirit. Pas lirimit nga burgu partia komuniste ja ndal tè drejtën e studimit nè Prishtinè. Vitin e ardhshëm akademik regjistrohet nè shkollen e lartë komerciale ne Pejè ku i perfundon me sukses studimet.
Pas hapjes se hotelit Drin në Strugë në vitin 1977 punesohet si komercialist. Si pasojë e njè vizite turistike ne Shqiperi në vitin 1980 perjashtohet nga puna bashkè me shumë intelektual te tjerë nga Struga si rezultat i masave ndeshkuese pas protestave te vitit 1981 në Kosovë. Numri i të perjashtuarve dhe diferencuarve nga për nacionalizëm dhe iredentizëm në Strugë ishte mbi 50 intelektualë nè atë periudhë dhe midis tyre edhe bashkèshortja e tij, Nexhmie Poshka, por edhe shumë miq e intelektual të kohës.
I godituar familjarisht dhe finasiarsht detyrohet te kthehet punès fizike si elektriçist për disa vite. Në vitin 1987 hap njè ndermarje tregtare per tekstil dhe konfeksion e cila del mjaft e suksesshme per disa dekada me aktivitet ne Strugë dhe Tiranë.
Në vitin 2007 finanson hapjen e teatrit të parë privat ne Strugë të quajtur “Poshka Art Teatër”.

Refik Poshka la pas vete bashkeshorten, tre fëmijë dhe gjashtë nipër e mbesa.

Varrimi do bëhet ditën e hënë(21 Gusht) në ora 14:00 ne Strugë.

Advertisement

Ndërron jetë Refik Poshka ekonomisti i njohur nga Struga shkruan Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy