Në Qafethanë kapen 620 cigare elektrike në vlerë prej 675 mijë denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Doganierët sot në orët e mëngjesit në pikën kufitare “Qathefaan”, në hyrje të vendit, kanë penguar tentativën për kontrabandë të 620 copë cigare elektronike, njoftojnë nga policia, informon Struga Ekspres.

Malli është zbuluar në automjet me targa regjistrimi të Maqedonisë, i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë dhe një pasagjer, shtetas i Maqedonisë.

Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur të fshehura në vende të ndryshme 62 kuti me 10 copë cigare elektronike, të cilat personat nuk i kanë lajmêruar. Me këtë është penguar malli në vlerë të përgjithshme prej 675 mijë denarë, për të cilin është shmangur pagesa e detyrimeve prej 104 mijë denarë, njofton Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë.

Ata shtojnë se malli është mbajtur përkohësisht, ndërsa ndaj personave janë ngritur kallëzime kundërvajtëse.

Advertisement

Në Qafethanë kapen 620 cigare elektrike në vlerë prej 675 mijë denarë shkruan Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy