Nëse nuk ka marrëveshje mes këshilltarëve, Struga rrezikon të shkoj drejt zgjedhjeve të reja për të votuar 23 këshilltar të rinj !?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në seancën e Këshillit Komunal të Strugës nuk u arrit zgjedhja e kryetarit të këshillit, i cili për t’u zgjedhur kërkon shumicën prej 12 votash nga gjithsej 23 këshilltarë. Përbërja aktuale e këshillit është: AKI – 8 këshilltarë, VLEN – 4, VMRO – 6, Lista e Pavarur e Ramis Merkos – 3, LSDM – 1 dhe E Majta – 1, raporton Struga Ekspres.

Sipas burimeve jozyrtare brenda VMRO-DPMNE-së, mësohet se kjo parti këmbëngul të marrë postin e Sekretarit të Komunës së Strugës, si dhe funksionin e kryetarit të Këshillit Komunal. Megjithatë, sipas informacioneve nga terreni, një marrëveshje e tillë shihet si tepër e vështirë dhe e papranueshme për koalicionin VLEN.

Edhe grupi i këshilltarëve të AKI-së, që është grupi më i madh në këshill, ka kërkuar drejtimin e këshillit, por kjo kërkesë po ashtu është refuzuar.

Nëse nuk arrihet marrëveshje mes VLEN, VMRO-DPMNE-së dhe Listës së Pavarur, Këshilli Komunal rrezikon shpërbërjen, çka do të sillte detyrimisht shpalljen e zgjedhjeve të reja lokale për përbërjen e re me 23 këshilltarë.

Advertisement

Situata e krijuar në Strugë ngjason me rastin e Tetovës gjatë mandatit të parë të Bilall Kasamit, kur për shkak të mungesës së shumicës funksionale u detyrua të shkohej në zgjedhje të parakohshme për Këshillin Komunal.

Struga mbetet në pritje të kompromisit politik që do të përcaktojë funksionimin e institucionit më të rëndësishëm vendimmarrës në komunë.
(Struga Ekspres)

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy